fbpx

Gruevski: Ideja jonë është të bëjmë zonë ndërkombëtare financiare në Shkup

“Ideja jonë është të bëjmë zonë ndërkombëtare financiare në Shkup. Ato do të jenë zyra ku do t’i tërheqim të vijnë institucionet financiare ndërkombëtare, shoqata të sigurimit”, tha kryeministri Nikolla Gruevski në intervistën e mbrëmshme në emisionin “Jadi burek”.

Sipas tij, dy punë duhet të jenë magnet serioz për kompanitë ndërkombëtare. “Njëra është të vlejnë ligjet që vlejnë në vendet më kredibile ku shkojnë financat, si Anglia, Luksemburgu etj. E dyta është të kenë shumë tatime të vogla. Thjesht thënë ­ ligjet angleze me shumë tatime të vogla. Kjo shpresojmë se do t’i tërheqë disa nga institucionet financiare ndërkombëtare që këtu ti hapin selit e tyre kryesore dhe nga këtu të udhëheqin pjesë nga operacionet e veta”, tha Gruevski.

Shteti, siç theksoi kryeministri, nuk do të fitojë diçka të drejtpërdrejt nga ana në kuptim të tatimit, pasi tatimet do të jenë shumë të vogla. “Ata ndërmarrje do të punësojnë njerëz, do t’i trajnojnë të punësuarit të punojnë me standarde ndërkombëtare. Ato ndërmarrje do të angazhojnë avokat këtu, kontabilistë….Ato ndërmarrje do të blejnë toka. Ata jenë njerëz të pasur që do të vijnë dhe do të ketë efekt strategjik në harxhimet e tyre”, tha Gruevski.

Tags

Lajme të ngjashme

Back to top button
Close