Kosova së shpejti me stadium olimpik

Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit së shpejti do t’i fillojë procedurat për ndërtimin e stadiumit olimpik, sipas standardeve të FIFA-s dhe UEFA-s.

Kështu është shprehur këshilltari politik në këtë ministri Vehbi Miftari. Ai në një status në profilin e tij në facebook ka shkruar se për këtë projekt tashmë është arritur pajtueshmëri në parim edhe me Komunën e Prishtinës, e cila ka gatishmërinë qe ta ndajë një lokacion për ndërtimin e tij.

“Kjo do ta lehtësojë skajshëm pjesëmarrjen e Kosovës në garat ndërkombëtare, tani kur jemi në prag të njohjes së gjerë të sportit të saj ndërkombetarisht”, ka thënë Miftari, transmeton Gazeta Tribuna.

Sipas tij, po kështu, është rialokuar një pjesë e buxhetit për përfundimin e punimeve në disa palestra, punët përmbyllëse në të cilat po zvarriteshin prej vitesh. “Po rinovojmë stadiume dhe se bashku me BE-në, po i ndërtojmë disa stadiume ndihmese dhe do të investojmë në shtigjet e atletikes në disa stadiume”, ka thënë ndër të tjera Miftari.

Lajme të ngjashme

Back to top button