Bill Clinton dyshohet për seks me të mitura!?

Sipas zërave që po bëhen gjithnjë e më të fortë, Bill Clinton ka pasur dhjetëra udhëtime me atë që tashmë ka marrë emrin “Lolita Express”: aeroplanin privat të financierit amerikan Jeffrey Epstein, që ka futur në bela shumë persona VIP.

Emri i ish-presidentit amerikan del nga ditarët e mbajtur në bordin e aeroplanit e që janë publikuar nga portali amerikan “Gawker”.

Clinton ka qenë me Chauntae Davies, një aktore e filmave soft, emri i të cilës del shpesh si shoqëruese e udhëtimeve të Epsteinit. Ditarët tregojnë se Clinton ka udhëtuar me “Lolita Express” dhjetëra herë me Ghislaine Maxwell, vajzën e bosit të medias Robert Maxwell, që gjykata federale e ka si të dyshuar se i ka siguruar vajza minorene miliarderit Epstein për festat e tij me miq të rëndësishë, transmeton lapsi.al.

Në 2008-ën financieri u deklarua fajtor për pedofili në Florida, por kaloi vetëm një vit pas hekurave.

Sipas portalit “Gawker”, që atëherë Epstein “i kishte mbyllur” atij çështje gjyqësore me të paktën 30 vajza minorene, mes të cilave më e reja ishte vetëm 12 vjeçe.

Lajme të ngjashme

Back to top button