Recension: Grupi parlamentar i VMRO-DPMNE-së e përkrah Propozim-ligjin për arsimin e lartë

Kjo media i ndan hapësirë tepër të madhe kësaj informate dhe me këtë demonstron anshmëri të hapur. Si e para, bëhet fjalë për komunikatë të partisë në pushtet e cila e propozoi ligjin dhe i refuzoi të gjitha argumentet kundër tij. Si e dyta, krijoi polarizim në shoqëri dhe shkaktoi ndarje të reja…

Përveç kësaj, media është keqpërdorur që të përcjellë një gënjeshtër me këtë paragraf:

… Ideja për miratimin e këtij lloji të Ligjit, hasi në reagime pozitive nga publik, për shkak se kjo zgjidhje do të kontribuojë për arsim dhe edukim më kualitativ…

Më pak që mund të thuhet është se këto ndryshime të Ligjit për arsim shkaktuan së paku ndarje, e assesi (vetëm) reagime pozitive.

Dikush do të thotë se kjo është komunikatë, ose konferencë për shtype e një partie, mirëpo kjo nuk është aq jokritike sa që t’i ndahet aq shumë hapësirë për një informatë e cila nuk ka asgjë të vlefshme që të jetë lajm, përveç të demonstrojë triumfalizëm.

Media që e publikon këtë informatë në këtë mënyrë nuk e vëren këtë. Ose, nëse e vëren, atëherë bën shërbi, e aspak nuk është i obliguar ta bëjë këtë.

01172015-Pres24-VMROLinku deri te artikulli origjinal: Grupi parlamentar i VMRO-DPMNE-së e përkrah Propozim-ligjin për arsimin e lartë

Data dhe koha e publikimit: 15.01.2015, 14:59

Data e recensionit: 17.01.2015

Recensues: Zoran Bojarovski

Në hyrje të këtij recensioni thamë se kjo informatë nuk ka asnjë element që është i vlefshëm për të qenë lajm. Ta argumentojmë këtë. Ja një fragment nga leksioni me titull “Pse patenti i Gruevskit u bë lajm i ditës?“, i cili flet, në mes tjerash, edhe për elementet që duhet t’i ketë një informatë që të jetë lajm:

Që informata të kualifikohet për t’u bërë lajm, ajo duhet të përmbajë risi, të ketë ndikim mb injerëzit (ndikim që mund të mbrohet dhe të matet – sa më tepër lajme që janë të prekur nga lajmi, aq më tepër ai vlen), të ketë të bëjë me lajm ose situatë që është më afërt me ne (afërsi), të ketë të bëjë me njerëz të njohur (prominencë), të ketë të bëjë me ndonjë situatë konfliktuoze dhe të jetë atraktiv, e kjo do të thotë i pazakonshëm dhe jo i përditshëm.

Informata që e recensojmë në vete nuk përmban risi, përveç triumfalizmit vetjak. Çfarë ndikimi mund të ketë, kur punën vet e kanë përgatitur, vetë ia kanë dhënë shijen dhe vetë e gëlltitën me votimin në Kuvend të deputetëve të partisë që e propozoi ligjin. As që është i pazakonshëm, e as i përditshëm. Ishte konfliktuoz, mirëpo ishte dhe nuk është më…

Si përfundim mund të thuhet se kjo është një informatë që nuk meriton asnjë vëmendje, e lëre më aq hapësirë.

 

Lajme të ngjashme

Back to top button