Shtyhet ndryshimi i Kushtetutës, nuk u siguruan 82 votat

Shumica parlamentare nuk arriti ti sigurojë 82 vota për miratimin e amendamenteve kushtetuese. Tre deputetët “e padëgjueshëm” të BDI-së, Hazbi Lika, Zulfi Adili dhe Xhevat Ademi, të paktën deri sonte në mbrëmje mbetën në qëndrimin e tyre, kundër amendamenteve kushtetuese, pavarësisht presioneve nga kryesia e partisë.

Kuvendi vërtetoi sot të gjitha 8 amendamentet kushtetuese, por votimi me shumicë prej 2/3 nga numri u deputetëve u prolongua madje 3 herë. Së pari u kërkua pauzë, ndërsa më pas nuk kishte kuorum të mjaftueshëm për punë.

Lajme të ngjashme

Back to top button