Rreziqet e ngrënies së thonjve

Studimet në mjekësi tregojnë se ngrënia e thonjve nuk ka rreziqe afatgjata, megjithëse është johigjienike. Thonjtë formohen në rrënjën e tyre, aty ku fillon forma e “U”­së. Për aq kohë sa rrënja nuk dëmtohet, ngrënia e thonjve nuk ndikon në rritjen e tyre. Nga ana tjetër, rezultatet e disa kërkimeve kanë arritur në përfundimin se ngrënia e thonjve mund të stimulojë rritjen më të shpejtë të tyre. Megjithatë, një zakon i tillë nuk është pa rreziqe.

Ngrënia e thonjve mund:
• të shkaktojë infeksione të lëkurës
• të rrisë rrezikun e infeksioneve duke përhapur bakteret nga thonjtë dhe gishtat te buzët dhe goja.

Kafshimi shumë i shpeshtë i thonjve mund të jetë simptomë e ankthit.

Për të ndaluar kafshimin e thonjve është mirë:
• të shmangni faktorët që ju nxisin ta bëni një gjë të tillë
• të gjeni një mënyrë më të shëndetshme për të përballuar stresin dhe ankthin
• t’i mbani thonjtë të lyer e të rregulluar
• të mbani çamçakëz në gojë ose të luani në instrumente muzikore.

Lajme të ngjashme

Back to top button