Shkupi pa tualete publike, dënime për kryerjen e nevojës në hapësira publike!

Po të marrim të numërojmë, numri i tualeteve publike në kryeqytet nuk është as 10 në kryeqytet.

Edhe përskaj miliona investimeve në skulptura e përmendore si duket organeve lokale nuk i bie në mend të investoj në tualete publike.

Qytetarët ankohen, kompetentët arsyetohen.

‘Është mëse e nevojshme të ketë tualete publike në cdo cep ndoshta të qytetit. Ka momente kur jemi me fëmijët në qytetet dhe ata nuk mund të përmbahen. Ose duhet të futemi në ndonjë qendër tregtare ose të presim deri në shtëpi. Mendoj se nuk kushton shumë nëse investohet në këtë drejtim, pasi nuk do të kushtojnë sa Shkupi 2014, që nuk i nevojitet askujt’ tha Makfire Abazi, edukatore.

‘Bash tualetet e ndajnë njeriun nga kafshët. Nuk mund të kemi shprehi të pastra higjienike nëse vet shteti aipo një vendbanim urban si Shkupi nuk jep kushte për mirmbajtjen e higjienës’ tha Ekrem Memedi, profesor.

Duke u bazuar në Ligjet e Qytetit të Shkupit, tualetet publike janë në kompetencë të Komunave, pavarsisht se ku janë vendosur.

Derisa organet i hedhin fajin njëra tjetrës, një është e qartë, kryeqyteti i Maqedonisë, Shkupi, bazuar në regjistrimin e fundit të popullatës realizuar në vitin 2002, numëron 506.926 banorë ndërsa ka tendencë për zgjerimin lagjeve me ardhjen e studentëve dhe turistëve.

Ligji për pastërti publike parashikon dënim prej 50 euro për personat që urinojnë në vend publik./Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button