fbpx

Besëtytnitë e muajit të dasmës

Dëshironi të zhvilloni ceremoninë e dasmës, por nuk e keni zgjedhur ende muajin? Ju tregojmë domethënien për secilin muaj.

Janari: sjell ngrohtësi, mirësjellje dhe besnikëri.
Shkurti: muaji ideal për dashurinë dhe lidhjet, identifikohet si zgjedhja më e mirë e mundshme.
Marsi: premton gëzime, por dhe dhembje.
Prilli: sjell vetëm gëzime.
Maji: muaj absolutisht pa fat.
Qershori: kush martohet në këtë muaj ka fatin të udhëtojë shumë. Përveç kësaj, ky është muaji i Junonës, perëndeshës që mbron dashurinë dhe martesën.
Korriku: sjell lodhje dhe shumë punë për të fituar të ardhurat.
Gushti: siguron ndryshime të mëdha.
Shtatori: i sjell çiftit pasuri dhe hare.
Tetori: sjell shumë dashuri, por pak para.
Nëntori: në ditë të trishtuara premton gaz dhe lumturi.
Dhjetori: bora i siguron çiftit dashuri të përjetshme.

Tags

Lajme të ngjashme

Back to top button
Close