Mourinho mohon interesimin për Cuadradon

Trajneri i Chelseat, Jose Mourinho ka mohuar se skuadra e tij ka shfaqur interesim për shërbimet e Juan Cuadrados nga Fiorentina.

”Ne ende nuk kemi shenjëstruar transferimin e ndonjë lojtari”

”Cuadrado është anëtar i Fiorentinas. Ai i përshtatet skuadrës së tij, përfaqësueses së Kolumbisë, por jo edhe Chelseat”, tha portugezi.

Mourinho gjithashtu nuk përjashtoi mundësinë e largimit të Schurrle dhe Salah edhe pse tha se nuk dëshiron që kjo të ndodhë.

Lajme të ngjashme

Back to top button