Ky është mbreti i ri i Arabisë Saudite

Princi Salman bin Abdulaziz mori fronin e Arabisë Saudite, pasi mbreti Abdullah bin Abdulaziz vdiq mbrëmë në moshën 91 vjeçare.

Sipas ligjit në Arabinë Saudite, pas vdekjes së mbretit Abdullah, në krye të shtetit vjen princi Salman bin Abdulaziz. Pasi Salman mori fronin, është emëruar trashëgimtar i ri i fronit.

Bëhet fjalë për gjysmë-vëllain e dytë të Mbretit Abdullah Muqrinu bin Abdulaziz, që e ka konfirmuar edhe Gjykata Mbretërore e Arabisë Saudite. Mbreti i ri saudit Salman është 79 vjeç dhe është gjysmë-vëllai i mbretit të ndjerë Abdullah. Është emëruar për trashëgimtar i fronit në qershor të vitit 2012, pas vdekjes së princit të kurorës Naif, raporton AA.

Mbreti Abdullah u shtrua në spital me pneumoni ku ka qëndruar për tri javë. Ai kishte kaluar në drejtim të vendit më 1 gusht 2005 pas ndërrimit të jetës së vëllait të tij Fahd bin Abdulaziz. Mbreti Abdullah ndërroi jetë mbrëmë, pas orës një në mesnatë sipas orës lokale.

Abdullah u varros sot në Rijad.

Lajme të ngjashme

Back to top button