Zhduket për tri orë nga shkolla, policia e gjen 15-vjeçaren me të dashurin

Vë në alarm të gjithë shkollën, pasi u arratis për tri orë nga mësimi. Është fjala për një vajzë 15-vjeçare nga fshati Mbrostar Ura i qytetit të Fierit.

Ngjarja ndodhi një ditë më parë kur e mitura i kërkoi leje mësueses për të dalë nga mësimi, por pa dhënë adresë.

Duke qenë se ajo vonoi shumë, u lajmërua policia, e cila pas tri orë kërkimesh e gjeti vajzën në një lokal në periferi të Fierit nën shoqërinë e të dashurit të saj.

Pas marrjes në pyetje në komisariat, të rinjtë më pas u lanë të lirë. /Lapsi.al/

Lajme të ngjashme

Back to top button