Thaçi: Kosova e ka të ardhmën e sigurt në familjen euro-atlantike

Zëvendëskryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi ka takuar shefin e NATO-s, Jens Stlotenberg gjatë vizitës së tij në Kosovë.

Thaçi thotë se Stoltenberg ka mirëpritur miratimin e ligjit të sotëm në Kuvend për ndalimiin e pjesëmarrjes në luftërat e huaja.

Lexojeni postimin e Thaçit

Sapo përfundova takimin me mikun tim dhe Sekretarin Gjeneral të NATO-s Jens Stoltenberg. Ai shprehu vlerësimin e madh për luftën tone kundër ekstremizmit dhe përshëndeti aprovimin e sotshëm të ligjit kundër pjesëmarrjes së kosovarëve në luftëra të huaja. Poashtu biseduam edhe për transformimin e FSK në Forca të Armatosura të Kosovës si dhe integrimin në Partneritet për Paqe dhe NATO. U pajtuam që me hapa pragmatikë dhe të koordinuara, Kosova si dhe tërë Ballkani, e kanë të ardhmen e sigurtë në familjen euro-atlantike. HTH

Lajme të ngjashme

Back to top button