fbpx

Idrisou e mbushi stadiumin vetëm me stërvitje (Video)

Shumë tifozë kanë ndjekur seancën stërvitore të KF Shkëndija në të cilën për herë të parë u paraqit përforcimi më i madh i klubit dhe futbollit të Maqedonisë në përgjithsi, Mohamadou Idrissou. Sulmuesi 34 vjeçar nga Kameruni me karrierë të pasur ndërkombëtare, para se gjithash në shumë klube të njohura gjermane dhe në kombëtaren e tij, që në moment të parë duket se ka dhënë një impuls pozitiv në taborin ‘kuqezi’.

Ai u prit ngrohtë nga bashkëlojtarët, ndërsa më pas zhvilloi seancën e parë stërvitore. Edhe stërvitje u zhvillua relativisht herët, në orën 10:00, kjo nuk ka qenë pengesë që numër i konsiderueshëm i dashamirëve të klubit të jenë të pranishëm në tribuna për të përshëndetur ardhjen e Idrissout. Kamerunasi që në moment të parë u duk i integruar shpejtë brenda grupit, ndërsa pritet që të jetë një shembull i vërtetë për futbollistët tjerë.

Tags

Lajme të ngjashme

Back to top button
Close