fbpx

Recension: Në shumë komuna në Maqedoni, të martën nuk do të ketë grevë

Përkundër paralajmërimeve të SASHK-ut, sindikatit më të madh në fushën e arsimit, edukimit parashkollor dhe kulturës – se prej 20 janarit anëtarët e tyre nuk do të punojnë, gjegjësisht se do të fillojnë grevë, shumë media tona publikuan artikuj në të cilat e mohojnë se do të ketë ndërprerje të arsimit dhe ftohen prindërit që t’i dërgojnë fëmijët në mësim. Edhe ky është një kontribut i tillë, i cili filloi të emitohej të dielën vonë pasdite, mirëpo edhe gjatë gjithë ditës së nesërme. Të dhënat në këtë tekst janë të njëanshme dhe bazohen në faktorë që nuk janë relevantë, në fund të fundit, për procesin e arsimit, ndërsa ato që janë më relevante për këtë çështje nuk përmenden fare.

Linku deri te artikulli origjinalNë shumë komuna në Maqedoni, të martën nuk do të ketë grevë

Data dhe koha e publikimit: 15.01.2015, 12:09

Data e recensionit: 17.01.2014

Recensues: Ljubomir Kostovski

Kryetarët e komunave të Manastirit, Sveti Nikoles, Koçanës, Krushevës, Makedonski Brodit, Debërcës, Bosillovës, Demir Hisarit… në takime me drejtorët e shkollave janë informuar se nuk do të përkrahet greva e paralajmëruar nga SASHK-u dhe se mësimi në gjysmëvjetorin e dytë do të fillojë të martën, pas përfundimit të pushimit dimëror.

Me ndryshime të vogla ose pa asnjë ndryshim, teksti, paraqitet edhe në disa media, që sugjeron se bëhet fjalë për tekst që është marrë nga një burim, i cili askund nuk është theksuar(!). Edhe në atë burim anonim, mbështetje e vetme për informatat janë kryetarët e komunave. Problemi qëndron në atë se kompetencat e tyre në procesin arsimor janë shumë të vogla dhe më tepër ka të bëjë me politikën kadrovike (zgjedhjen e drejtorëve). Pastaj, në vend ka mbi 80 komuna, dhe ky numërim i lodhshëm përfundon pas afër dhjetë komunash, kryetarët e të cilave “garantojnë” se gjysmëvjetori i dytë do të fillojë në mënyrë normale.

Më me rëndësi në këtë rast është mungesa e organizatorit të grevës në çfarëdo forme(!), që do të ishte hap logjik të cilin do t a bënte çdo gazetar në botë.

Se këtu nuk ka asgjë të rastësishme flet edhe kontributi i ardhshëm i këtij televizioni në temën e grevës së SASHK-ut, ku përsëri nuk ka asnjë përfaqësues të Sindikatit në raport, e poashtu nuk është emituar as komunikata e kësaj organizate.

Ky kontribut, sikurse edhe ato që janë të ngjashëm me të, fabrikojnë situata të dëshiruara, mirëpo nuk e kanë të vërtetën. Dihet si arrihet deri te ajo.

Tags

Lajme të ngjashme

Back to top button
Close