De Gea alarmon Manchester Unitedin

David de Gea alarmon Manchester United duke vënë në diskutim të ardhmen e tij te “Djajtë e Kuq” pasi Real Madrid ka shfaqur interes konkret për ta transferuar në “Santiago Bernabeu” gjatë merkatos së verës.

18 muaj nga skadenca e kontratës me skuadrën e Van Gaal, agjenti i gardianit spanjoll lë të hapur mundësinë e largimit, duke theksuar se nuk është arritur ende asnjë marrëveshje për rinovimin.

Jorge Mendes, i cili përfaqëson edhe interesat e Cristiano Ronaldos, u pyet nga mediat spanjolle, duke mos e përjashtuar mundësinë që ai të bashkohet me skuadrën e Carlo Ancelottit.

“David është një lojtar i jashtëzakonshëm. Ai ka një kontratë me ManchesterUnited dhe duhet ta respektojë, por ndonjëherë situata ndryshojnë sa hap e mbyll sytë”, është shprehur portugezi.

Lajme të ngjashme

Back to top button