Shi, breshër dhe erë me shpejtësi deri 100 kilometra në orë në Maqedoninë lindore

Disa pjesë të Maqedonisë lindore prej në mëngjes janë përfshirë nga moti i keq dhe të reshura të mëdha të shiut, bubullima de erë e përforcuar me shpejtësi deri 100 kilometra në orë. Siç informojnë nga Drejtoria për punë hidrometeorologjike, më së shumti shi prej orës 7 deri në ora 13 ka rënë në Pozhar 55 l/m2, në kriva Pallankë 39 l/m2, në Demir Kapi 38 l/m2, në Shtip 34 l/m2, në Vinicë 18 l/m2, në Strumicë dhe Kumanovë nga 2 l/m2 dhe nga 1 l/m2 në ogër, Prilep, Berovi dhe Krushevë.

Paraqitje të breshëritë u regjistrua në komunën Konçe, ndërsa në Strumicë ai ka qenë me madhësi të arrës. Deri nga fundi i ditës, siç thonë nga DPHM, moti do të jetë kryesisht me vranësira dhe të reshura të përkohshme të shiut, ndërsa në male me borë të përkohshme.

Në pjesën lindore të shtetit të reshurat do të jenë më të mëdha dhe do të ketë paraqitje të
jostabilitetit lokal me të reshura të shiut, bubullimë dhe erë të përforcuar nga drejtimi jugor. Nga
fundi i ditës të reshurat do të dobësohen.

Lajme të ngjashme

Back to top button