Shaqiri ende nuk është 100% gati

Xherdan Shaqiri mund të jap edhe më shumë për Interitn. Për këtë është i sigurt vëllai i mesfushorit kosovar, Erdini. Ai beson se mesfushori mund të jap edhe më shumë.

“Xherdani po ia kalon mirë në Inter. Milani është qytet që i pëlqen shumë. Ishte edhe më parë këtu dhe është i lumtur për zgjedhjen që ka bërë”, deklaroi Erdini për të përditshmen italiane, Corriere dello Sport.

“Por, sigurisht se nuk është ende 100 përqind i gatshëm, sepse para se të zbriste në fushë në Empoli dhe më pas në Kupën e Italisë, e kishte zhvilluar ndeshjen e fundit me Bayernin vetëm më 16 dhjetor të vitit të kaluar . Për momentin, maksimumi i tij është 80 përqind”, theksoi ai.

Ish mesfushori i Baselit shkëlqeu të mërkurën duke realizuar gol në paraqitjen si titullar për Interin. Ylli kosovar shënoi në fitoren 2:0 ndaj Sampdorias që ia siguroi Nerazzurrëve kualifikimin në çerekfinalen e Kupës së Italisë.

Lajme të ngjashme

Back to top button