LSDM kërkon shkarkimin e drejtoreshës së shkollës “1 Tetori”

Grupi i këshilltarëve të LSDM-së në Këshillin e Komunës Qendër sot do të kërkojë që të shkarkohet, drejtoresha e caktuar jo ligjërisht e shkollës fillore 11 Tetori, e cila edhe përskaj kundërshtimeve të kryetarit të Qendrës, ka qenë e emëruar nga ministria e arsimit.

“ Deri te kryetari i komunës ka qenë i dërguar propozimi për zgjidhjen e drejtorit nga dy kandidat prej të cilëve anëtarët e bordit të shkollës kanë votuar dy herë, ndërsa është e lejuar vetëm njëherë. Kryetari Andrej Zhernovski e hodhi poshtë propozimin, por ministria e arsimit kreu zgjedhje jo ligjore të drejtorit të shkollës fillore në Qendër. Komuna Qendër ngriti padi kundër të gjithë palëve të involvuara në rastin e ekzistimit të dyshimit për kryerjen e veprave penale: pengim i pjesëmarrjes në drejtim, keqpërdorim të detyrës zyrtare dhe përdorim të dokumenteve me përmbajtje jo të sakta. Nuk është hera e parë që qeveria e Nikolla Gruevski të kryej një sulm të drejt për drejt në të drejtat dhe kompetencat e komunës Qendër”, theksoi Biljana Curilova.

Lajme të ngjashme

Back to top button