BDI, përkrah ndryshimet kushtetuese për zgjerimin e Këshillit Gjyqësorë

Propozim amendamenti 38 që ka të bëjë me zgjerimin e Këshillit Zgjedhor do të jetë pjesë e ndryshimeve kushtetuese. Pas diskutimit rreth këtij amendamenti, kryetari i parlamentit Vlko Trjanoski hodhi në votim. Nga gjithsejtë 84 deputetët të pranishëm 74 votuan pro propozim tekstit që ka të bëjë me zgjerimin e Këshillit Zgjedhorë.

Kryetari i grupit parlamentar të VMRO-DPMNE-së, Ilija Dimovski, sqaroi se me këto ndryshime, Maqedonia bashkë me Slloveninë dhe Italin si dhe vendet tjera do ët jetë shembull në përparimin e gjyqësisë dhe një bazë e mirë që në këtë pjesë të ndryshimeve kushtetuese të bëhet një hap i mirë që tregon se dy partitë BDI dhe VMRO-DPMNE në Maqedoni kanë për qëllim përmirësimin e pushtetit juridik. Dimovski tha se gjyqësia do të jetë sfida që do të kërkojë edhe bashkëpunimin e partive tjera.

Deputetja e BDI-së, Ermira Mehmeti, potencoi përkrahjen e kësaj partie për amendamenti38 që ka të bëjë me zgjerimin e Këshillit Gjyqësorë. Arsyet që shtroi Mehmeti, është edhe ajo se me inkuadrimin e më shumë profesorëve juridik dhe avokatëve do ët rritet edhe besimi i qytetarëve në Gjykatat. Sipas saj edhe në aspektin e funksionimit të shtetit multetnik, në Maqedoni ende nuk është arritur të largohet përshtypja e ndikimeve politike ndaj gjyqësisë dhe në këtë drejtim, ajo mendon se rritja e numrit të Këshillit Gjyqësorë ku do të ketë përfshirje adekuate edhe të shqiptarëve, do të kontribuojë në përmirësimin e këtij imazhi për drejtësinë në Maqedoni.

 

Lajme të ngjashme

Back to top button