Javën tjetër lançohet Windows 10, do të jetë falas

Një lajm i mirë për të gjithë përdoruesit e Windows 7, Windows 8.1 dhe Windows Phone 8.1: Microsoft ka lajmëruar se javën e ardhshme, përmes programit “Windows Insider” do të ofrohet Windows 10, ndërsa për smartphonët do të mbërrijë në muajin shkurt.

Terry Myerson, shefi i sistemit operativ, e quajti Windows 10 shërbim, jo thjesht një platformë. Ai e vlerësoi Windows 10 si një shërbim dhe jo thjesht si një sistem operativ. Windows 10 do të instalohet në disa pajisje të ndryshme dhe Microsoft e ofron falas edhe për kompjuterët personalë. Duke qenë se kjo është epoka e  Android dhe iOS, Microsoft është lënë në harresë dhe po përpiqet të tërheqë përdoruesit.

65883600_65890300

Lajme të ngjashme

Back to top button