Si të fotografohet fshehtas edhe kur ekrani i iPhone është i ndalur

Kjo mënyrë e “kamerës sekrete” është shumë e rëndësishme për ata të cilët dëshirojnë të incizojnë apo fotografojnë në mënyrë sekrete, edhe kur ekrani i iPhone është i ndalur, për të minimizuar rrezikun që mund të ju kërcënohet.

Ky funksion i quajtur “Stealth Cam” nuk është diçka komplekse, ajo thjeshtë lejon të bëni fotografi apo të incizoni nga iPhone juaj, pa e ndezur ekranin e tij.

Për të bërë një fotografi fshehurazi duke përdorur “Stealth Cam” është aq e thjeshtë sa edhe hapja e kamerës në iPhone, pastaj duke ndalur ekranin e iPhone i cili duhet të jetë “Jailbroken”, dhe pastaj duke përdorur njërin nga butonat e vëllimit të zërit, ju mund të bëni fotografi në heshtje edhe fshehurazi.

Ndërsa incizimi i një videoje fshehurazi është pothuajse ngjashëm me vetëm një dallim kyç, kamera duke të startohet derisa ekrani është i ndezur ende, edhe pastaj mund ta vëni telefonin në mënyrën “Sleep”, pra ta ndaloni ekranin, ndërsa kamera do të vazhdojë të incizoi.

Aplikacioni “Stealth Cam” i zhvilluar nga Malcolm Hall, do të kushtojë 0.99 dollarë, e që mbështetet në iOS 4.x e më të rinj.

Lajme të ngjashme

Back to top button