Ndeze një qiri për Trepçën

Dikush mundet të më akuzojë  se ky është problem kosovar, por JO! Kjo është çështje e përbashkët shqiptare dhe pse unë si shqiptar i Shkupit nuk mund ta shijoj këtë pasuri shqiptare të dhuruar nga Zoti e quajtur TREPÇË, kam të drejtë ta dua dhe të reagoj po aq sa një mitrovicas.

A më shumë kam hise unë se sa ai që jeton në Republika Srpska?! Fundi i fundit, serbët të cilët jetojnë në veri nuk janë kosovarë por të ardhur nga Republika Srpska!

Është për tu habitur fakti se si Blerim Latifi me shokë del ndez qirinjtë për viktimat në Paris ndërkaq nuk i dëgjohet zëri sa i përket Trepçës! Unë nuk mund të kuptoj a e kanë harruar shkepëzën e duhanit mbi piano kur kanë dalë nga shtëpia apo ku qëndron problemi? Edhe statuse në Facebook nuk po shoh aq sa kishte për JESUIS CHARLIE, madje Arian Çani realizon një show të tërë për ngjarjet në Paris ndërkaq s’di a ka dëgjuar për Trepçën ndonjëherë?

Plus as dikush mundet të thotë: Atje ka pasur tragjedi dhe në asnjë mënyrë nuk ndërlidhet me Trepçën? Po më tregoni se a ka ma tragjedi se varfëria, papunësia? (Si rrjedhojë dhuna, Vjedhja, kërcënime, sharja, vrasja, stresi, vdekja). Por, për Trepçën, Blerim Latifi me shokë nuk ndezin qirinjtë madje mediat e tyre mundohen të heshtin lajmin.

Nuk është çudi këto ditë të dalë ndonjë “SKANDAL” i llojit “Filan Hoxha ka thënë se në xhenet do të hamë mish pule”. Por e mira e gjithë kësaj është se rinia shqiptare po zgjohet nga gjumi dhe se këto fora nuk po i hanë më (e shoh këtë te komentet e dhëna në Facebook.) Shpërqendrimi i vëmendjes nga problemet reale duke luajtur me ndjenjat fetare se gjoja këtu ka terrorizëm islamik  më nuk po pi ujë në popull, sepse ata shumë mirë e dinë se problemi kryesor është papunësia dhe varfëria e jo “islami radikal”.

I gjithë ky tentim i disa qarqeve po bien në ujë, populli po vetëdijesohet! Andaj Blerim Latifi me shokë, gjeni ndonjë ‘fore’ tjetër për të mashtruar popullin se kjo veç më është konsumuar!

Lajme të ngjashme

Back to top button