Pse u mbyll faqja “Duam Çair të Pastër”?

Tanimë disa orë nuk funksionon faqja “Duam Çair të Pastër” në rrjetin social Facebook.

“SKANDAL!!! Për momentin nuk funksionon faqja Duam Çair të Pastër. Mos vallë kjo lidhet me kërkesën që sot u dorëzua në Komunën e Çairit!? Pse i gjithë ky panik, nëse çdo gjë është ligjore? Ose mos vallë ka diçka të dyshimtë në krejt punën e objektit përballë stadiumit të KF Shkupi?! Ja kërkesa që u dërgua sot e cila u transmetua në shumë media dhe portale në vend. Nuk do të heshtim. Nuk mundeni me na friku!!!”, ka shkruar Bujar Idrizi në profilin e tij në Facebook.

Alisetar Ramadanin, përfaqësuesin e OJQ “Lëvizja për mjedis të pastër”, i kontaktuar nga SHENJA nuk dinte shkakun e saktë për mbylljen e faqes. Ai gjithashtu tha se dyshon që ky rast është i ndërlidhur me objektin përballë stadiumit të KF Shkupi, pasi nuk mund të jetë thjesht një rastësi fakti që një ditë më parë është dorëzuar një kërkesë për më shumë detaje në lidhje me objektin në fjalë.

Lajme të ngjashme

Back to top button