Muajin e ardhshëm do të prezantohen mundësitë për blerjen e banesave shoqërore

Muajin e ardhshëm para qytetarëve të cilët kanë banesa shoqërore do të prezantohen mundësitë të cilat u ofrohen për ta blerë apo për të dakorduar marrëveshje për qira për banesën. Për këtë qëllim të punësuarit në Shoqërinë aksionare për ekonomizim me hapësirë banesore dhe afariste do t’i vizitojnë shtëpitë e këtyre qytetarëve ndërsa në dy turne do të punojnë edhe sektorët rajonal që t’u mundësohet shfrytëzuesve që t’i dorëzojnë dokumentet e nevojshme.

“Bëhet fjalë për rreth 2.500 banesa në tre grupe ­ banesa shoqërore të marra në vitet e 90­ta, banesa për persona me të ardhura të vogla ndarjen nga viti 2006 dhe banesa të paligjshme gjegjësisht banesa ku janë vendosur njerëz pa një akt përkatës”, deklaroi sot ministri i Transportit dhe Lidhjeve, Mile Janakieski pas takimit me drejtorin e Shoqërisë aksionare për ekonomizim me hapësirë banesore dhe afariste.

Ai ju bëri thirrje shfrytëzuesve të banesave shoqërore, të cilat janë rreth 800 në numër, t’i kompletojnë dokumentet pasi që nëse një gjë të tillë nuk e bëjnë në afatin ligjor, do ta humbasin të drejtën e blerjes së banesës. “Për një kohë të gjatë i kemi pritur dhe e vazhduam afatin deri më 31 mars. Nëse edhe në këtë afat nuk shtrojnë dokumente do ta humbasin të drejtën e blerjes dhe do të mund të dakordojnë vetëm marrëveshje për qira”, tha Janakieski.

Drejtori i SHA­së për ekonomizim me hapësirë banesore dhe afariste, Cvetko Grozdan deklaroi se do të hapen zyra të cilat do të punojnë prej orës 08:30 deri në orën 17 me qëllim që t’u dalë në ndihmë qytetarëve.

“Edhe në orët e pasdites edhe gjatë fundjavave do të vizitohen të gjithë banorët të cilëve do t’u ndahen udhëzime në të cilat do të shohin cilat janë ndryshimet në Ligj dhe në cilin grup të qytetarëve bëjnë pjesë që të mund t’i grumbullojnë dokumentet e nevojshme”, tha Grozdanov. Ndryshimet e Ligjit për banim hynë në fuqi më 7 janar, ndërsa kërkesat për blerje apo për qira duhet të dorëzohen më së voni deri më 31 mars.

Lajme të ngjashme

Back to top button