Greva në arsim bëhet më masive, arsimtarët mposhtin frikën dhe kërcënimet

Në ditën e katërt të grevës gjithnjë e më shumë shkolla u bashkohen mësimdhënësve të cilët filluan grevën që në ditën  e parë. Sipas të dhënave të Sindikatës së Arsimit, Shkencës dhe Kulturës (SASHK) në mbi 70 për qind të shkollave në Maqedoni po zhvillohet greva.

Në shkollën “Mustafa Kemal Ataturku” në Zhupë, pas një mbledhje  40 mësimdhënësit kanë vendosur që t’i bashkohen grevës së SASHK-ut.  Në rajonin e Gostivarit dhe të Tetovës, në ditën e katërt të grevës  shtohet numri i mësimdhënësve që i bashkohen grevës, për dallim nga mësimdhënësit maqedonas të cilët thuajse  plotësisht janë duke bojkotuar grevën.

Në ditën e katërt të grevës mësimdhënësit e shkollës së mesme në “Gjorgji Naumov” në Manastir nuk zhvillojnë mësim. Thirrjet e SASHK-ut për grevë I janë përgjigjur thuajse të gjithë profesorët e kësaj Shkolle.

Në Lipkovë, kërcënimet për zëvendësimin e mësimdhënësve të cilët janë në grevë se do të zëvendësohet me arsimtarë të tjerë tani më duken jo reale.

Disa nga mësimdhënësit thonë se nuk është reale kërcënimi për zëvendësimin me arsimtarë të tjerë nëpërmjet Agjencisë për punësime të përkohshme nga arsyeja e thjeshtë se për momentin nuk ka aq arsimtarë të papunësuar për lëndët përkatëse.

Sindikalistët nëpër shumë shkolla kanë theksuar se greva e tyre nuk është politike, por thjeshtë sociale.
SASHK kërkon rritjen e rrogave për mësimdhënësit për 25 për qind, heqjen e dënimeve për mësimdhënësit dhe zhvillimin e një dialogu social. Greva do të zhvillohet ashtu që të punësuarit do të shkojnë në punë, por nuk do t’i kryejnë detyrat e tyre. Por, përkundër kësaj situate, Ministria e Arsimit dhe autoritetet qeveritare janë të heshtur

Për sa i përket ditëve dhe orëve të humbura gjatë grevës, akoma nuk ka ndonjë paralajmërim për zgjidhje. Premtimet ose kërcënimet e Ministrisë së arsimit se të gjithë arsimtarët grevist do të zëvendësohen me arsimtar të tjerë  nuk dhënë rezultate dhe nxënësit gjatë këtyre ditëve nuk vijojnë procesin shkollor.

Mediat pro qeveritare vazhdojnë të propagandojnë për dështimin e grevës dhe mos zhvillimin e saj.

Lajme të ngjashme

Back to top button