Thaçi – Kodheli: PDSH tërësisht e pakënaqur me mos- implementimin e MO

Kryetari i Partisë Demokratike Shqiptare,Menduh Thaçi sot në selinë qendrore të partisë realizoi takim me Ministren e Mbrojtjes së Republikës së Shqipërisë, Mimi Kodheli dhe delegacionin shqiptar.

Në takim është biseduar për çështje aktuale politike, për rëndësinë e integrimeve euro-atlantike të vendit dhe rajonit, për shqetësimet e shqiptarëve të Maqedonisë, si dhe tema të tjera politike.

Kryetari i PDSH-së në takim theksoi karakterin strategjik të marrëdhënieve me Shqipërinë në përputhje me aspiratat e shqiptarëve për integrimet euro-atlantike, mbase edhe vizioni i përbashkët i shqiptarëve është integrimi i plotë në Bashkimin Evropian dhe NATO, duke i shërbyer kështu mbarëvajtjes së paqes, sigurisë dhe stabilitetit rajonal.

Bashkëbiseduesit vlerësuan se integrimet euro-atlantike të vendit dhe rajonit janë me interes të veçantë për shqiptarët.

Kryetari Thaçi informoi Ministren për situatën e shqiptarëve në Maqedoni, duke potencuar mungesën e perspektivës dhe të investimeve në rajonet të banuara nga shqiptarët. Kryetari Thaçi gjithashtu theksoi se Partia Demokratike Shqiptare është tërësisht e pakënaqur me mos- implementimin e Marrëveshjes së Ohrit dhe nga mënyra institucionale e varfërimit të shqiptarëve nga ana e kësaj qeverie.

Lajme të ngjashme

Back to top button