Aksion për ofrim të mbrojtjes shëndetësore në viset malore

Një ekip mjekësh nga Shtëpia shëndetësore dhe përfaqësues nga Qendra për menaxhim me kriza dhe Drejtoria për mbrojtje dhe shpëtim u ofron ndihmë të domosdoshme mjekësore banorëve në fshatin malor Brezë pas informacionit për dukuri të paraqitjes së gripit tek shumë fëmijë.

Ministria e Shëndetësisë sot informon se janë kryer kontrolle të 15 fëmijëve të moshës prej gjashtë muajve deri në 10 vjeç, ndërsa janë kontrolluar edhe nëntë fëmijë të rritur. Një pjesë e fëmijëve të kontrolluar kanë patur simptoma të gripit dhe ftohjes, ndërsa tek dy persona është konstatuar fotografi klinike më e rëndë me temperaturë më të lartë dhe frymëmarrje të rënduar. Tek të gjithë të kontrolluarit është caktuar terapi dhe janë siguruar ilaçet e nevojshme, ndërsa janë dhënë edhe rekomandimet dhe këshilla për veprim në ditët në vijim.

Lajme të ngjashme

Back to top button