Programe për punësim ka, punësime jo

Pronarët e bizneseve të vogla shpesh thonë se të rinjtë nuk pranojnë punë të rënda dhe pagë të ulët. Të papunësuarit, nga ana tjetër, ankohen se kushtet që i ofron punëdhënësi janë poshtëruese dhe për këtë arsye nuk pranojnë të punojnë. Të dyja palët janë të pakënaqur.

Në Kumanovë ka rreth 20 mijë persona të papunë tregojnë të dhënat e Agjencisë për punësim në Kumanovë, qytet I cili gjatë periudhës së tranzicionit ju ka vënë drynin të gjithë gjigantëve ekonomik.

Seljo Burimi, kompania e të cilit punon 22 vite me 7 të punësuar tregon se çdo ditë puna po bëhet edhe më e vështirë, por nuk ka zgjidhje tjetër.

Ai ka nevojë edhe për dy të punësuar me arsim të mesëm dhe një me fakultet dhe thotë se në këtë kohë nuk është lehtë të gjenden punëtorë.

“Me të rinjtë tani është më rëndë, ato sipas mendimit tim qëndrojnë në një punë vetëm tre vite. Kështu janë të rinjtë”, deklaroi për REL tregtari Seljo Burimi.

Edhe pse cdo ditë ritet numri i të rinjve të arsimuar, kompanitë e vogla shpesh kërkojnë punëtorë me arsim të mesëm apo të ulët.

Lajme të ngjashme

Back to top button