Tre të lënduar në pesë aksidente rrugore në Shkup

Policia e trafikut gjatë ditës së djeshme në rajonin e Qytetit të Shkupit ka kryer kontroll në gjithsej pesë aksidente rrugore nga të cilat në tre, lëndime më të lehta trupore kanë marrë tre shoferë të automjeteve, ndërsa dy kaluan vetëm me dëme materiale.

Policia e trafikut zbuloi dhe sanksionoi dy shoferë të cilët e kanë drejtuar automjetin nën ndikim të alkoolit, të cilët janë përjashtuar nga komunikacioni, tre shoferë që nuk iu kanë dhënë përparësi për të kaluar këmbësorët në vendkalimet e shënuara për këmbësorë, pesë shoferë të cilët nuk i kanë respektuar shenjat e ndriçimit të komunikacionit në udhëkryqe. Janë sanksionuar edhe 12 shoferë që nuk e kanë respektuar kufizimin e shpejtësisë së lëvizjes nga të cilët 10 kanë lëvizur me shpejtësi më të madhe se 90 kilometra në orë në vende të banuara, si dhe 16 këmbësorë të cilët kaluan jashtë vendkalimeve të shënuar për këmbësorët ose, kanë kaluar në dritë të kuqe të semaforit për këmbësorë.

Me ndihmën e automjetit special “karrotrec” gjatë ditës së djeshme nga ana e policisë së trafikut janë larguar 71 automjete të cilët e kanë penguar lëvizjen normale të komunikacionit.

Për ditën e sotme nuk janë paralajmëruar ngjarje të jashtëzakonshme me çka pritet komunikacioni të zhvillohet rrjedhshëm dhe sipas rregullativës ekzistuese të komunikacionit.

Lajme të ngjashme

Back to top button