Aktivitetet vjetore për “Milingona e Artë” 2014

Vazhdon traditën manifestimi “Arritja e vitit Milingona e Artë 2014”. Për të tretën herë me radhë do të përzgjidhen fituesit në 9 kategori që me veprat e tyre lanë shenjë në jetën kulturore të shqiptarëve të Maqedonisë.
 
Çmimet në kategori të ndryshme do të jepen për punën, veprat , por më shumë për ndikimin e madh që e kanë pasur tek publiku ose për sjelljen e risive në shoqërinë tonë gjatë vitit që shkoi.
 
Ekipi i Milingonës tani më ka filluar me grumbullimin e propozimeve për nominime në kategoritë e caktuara. Propozimet do të pranohen deri më datë 30 janar në email adresën [email protected], në faqen zyrtare në Facebook dhe më pas në bashkëpunim me jurinë profesionale do të caktohen të nominuarit në kategoritë përkatëse.
 
Organizatorët e manifestimit “Milingona e Artë 2014” Laura Zhuta dhe Bleta Abdullai, shprehen pozitivisht për gjithë mbarëvajtjen organizative, mbështetjen e sponsorëve, bashkëpunimin me jurinë dhe mediat. Kështu, janë të sigurta që mbrëmja finale do të jetë një spektakël i vërtetë me shumë surpriza. Njëherësh organizatoret u falënderohen të gjithëve për ndihmesën që japin që kjo mbrëmje të realizohet në mënyrën më profesionale të mundur.

Lajme të ngjashme

Back to top button