Arrestohen dy gjinekologë në Shkup për marrje ryshfeti

Policia në mënyr spektakulare ka arrestuar për marrje ryshfeti, dy punonjësit në Klinikën e Gjinekologjisë në Shkup.

Policia ka arrestuar sot dy persona që punojnë në këtë spital pasi kanë kërkuar 330 euro ryshfet nga një grua shtatzënë për të lindur sa më shpejt me ndërhyrje kirurgjike (Caesarean section). Rastin e ka paraqitur në polici burri i gruas shtatzënë.

Policia  i ka arrestuar marrësit e rryshfetit pasi tek ata ka gjetur 20 mijë denarët, bankënota të shënuara të policisë.

Rastin e konfirmojnë Policia dhe Ministria e Shëndetësisë.

Lajme të ngjashme

Back to top button