Debat kuvendor për Propozim ­ amendamentet e Kushtetutës

Kuvendi i Republikës së Maqedonisë sot do ta mbajë vazhdimin e seancës së 30­të në të cilën duhet të prononcohet për tetë propozim­amendamentet e Kushtetutës.

Deputetët fillimisht do të votojnë për përcaktimin e tre propozimeve për të cilat nevojitet shumicë e thjeshtë, ndërsa më pas me 82 vota, gjegjësisht me shumicë prej dy të tretash do të votohet veçmas për secilin prej amendamenteve të propozuara. Shumicë prej dy të tretash nevojitet edhe për ta votuar Ligjin kushtetues.

Kuvendi deri më tani i përcaktoi 33 propozim­amendamentet, të cilat kanë të bëjnë me martesën, 34 për zonat financiare ndërkombëtare, 35 me të cilin ndërrohet emri i Bankës Popullore të Republikës së Maqedonisë në Banka e Republikës së Maqedonisë, 36 me të cilin Enti shtetëror për revizion bëhet kategori kushtetuese, ndërsa e përfundoi edhe debatin për amendamentin 37 me të cilin përcaktohet deficiti i Buxhetit të Republikës së Maqedonisë të mos mundet ta tejkalojë pragun prej tre për qind, ndërsa borxhi publik të mos mund të jetë më i madh se 60 për qind e Bruto prodhimit vendor.

Mbetet të rishikohen amendamentet të cilat kanë të bëjnë me vendosjen për padi kushtetuese të shtruar nga një person fizik apo kushtetues, si dhe për mënyrën e punës dhe procedurës para Gjykatës Kushtetuese.

Lajme të ngjashme

Back to top button