Faktorët që ndikojnë në një sistem të mirë tretës

Sistemi i shëndetshëm tretës në mënyrë adekuate absorbon të gjitha substancat ushqyese, që forcon sistemin imun, përmirëson shëndetin dhe vitalitetin. Për të pasur një sistem të mirë tretës duhet që të kemi parasysh këto fakte kryesore si:

Konsumoni probiotikë!
Jo të gjitha bakteret janë të dëmshme. Probiotikët janë baktere të dobishme. Në mënyrë natyrale gjenden në zorrë dhe përmirësojnë punën e sistemit tretës. Ekuilibrin e tyre në zorrë mund ta humbni duke përdorur antibiotikë, pasi të keni konsumuar ushqime të dëmshme.

Përqendrohuni në fitokemikale!
Fitokemikalet janë substanca bimore të cilat ndihmojnë në luftën kundër sëmundjeve. Mund të ndihmojnë në parandalimin e dëmtimit të qelizave dhe rregullojnë nivelin kolesterolit. Me fitokemikale janë të pasura hudhra, qepa, brokoli dhe karota.

Mos i harroni fibrat!
Përzgjidhni fibrat të cilat nuk treten në ujë, siç janë kokoshkat, qershitë ose rrushi, sepse të gjitha këto përmirësojnë punën e sistemit të tretjes. Fibrat, të cilat treten në ujë, ndihmojnë në lirim nga kapsllëku dhe mund t’i gjeni në banane, karotë dhe elb.

Lajme të ngjashme

Back to top button