Vajrat që e forcojnë sistemin imunitar

Moti i ftohtë na bën më të ndjeshëm ndaj viruseve. Për ta ndihmuar trupin që të mbrohet, mund t’i përdorni këto vajra eterike çdo ditë.

Viruset që shkaktojnë grip dhe ftohje bëhen më aktive kur është ftohtë dhe kur ajri është i thatë. Lagështia e zvogëluar do ta thajë mukozën e hundës, që është arsyeja se pse ajo do t’i eliminojë në mënyrë më pak efektive mikroorganizmat nga ajri.

Në qoftë se do t’i përdorni këto vajra esenciale, hapësira ajrore në të cilën qëndroni jo vetëm që do të bëhet më e freskët dhe më e lagësht, por do të reduktohet përqendrimi i mikroorganizmave. Ekspertët rekomandojnë që këto vajra t’i përdorni duke i shtuar ato në banjë apo në ndonjë shandan aromatik.

Mos i aplikoni vajrat direkt në lëkurë, veçanërisht në qoftë se ajo është më e ndjeshme. Mos harroni të merrni frymë ngadalë dhe thellë duke e shijuar erën e këndshme të shtëpisë suaj, derisa e forconi imunitetin.

Vaji i mentës
Studimet kanë treguar që vaji i mentës ka veti të shkëlqyera antimikrobiale. Inhalimi i mentës do t’i lehtësojë bllokimet (zëniet) e sistemit të frymëmarrjes dhe presionin në sinuse.
Vaji i eukaliptit

Vaji i eukaliptit ka veti të fuqishme antioksiduese dhe antivirale. Inhalimi i këtij vaji do ta hollojë mukusin, i cili është akumuluar në traktin respirator dhe e lehtëson kollitjen.

Vaji i rigonit
Ka veti të shkëlqyera antibakteriale, ndërsa njëkohësisht është edhe qetësues. Studimet kanë treguar se vaji i rigonit është shumë efektiv në luftimin e infeksioneve të sinuseve. /Telegrafi/

Lajme të ngjashme

Back to top button