Ronaldo vishet si i pastrehë për ta befasuar një fëmijë (Video)

Futbollisti më i mirë në botë, Cristiano Ronaldo, ka bërë një gjest shumë të mirë sot gjatë ditës në Madrid, ku është veshur si një i pastrehë për ta befasuar një fëmijë.

Në videon që do të shihni më poshtë, Ronaldo është veshur si një i pastrehë me rroba të gjëra dhe me mustaqe në sheshin Plaza del Callao.

Ai pastaj i ka hequr këto rroba dhe ka zbuluar identitetin e tij, teksa menjëherë ka përqafuar fëmijun e befasuar dhe ia ka dhënë atij një top futbolli me nënshkrimin e tij, para se kalimtarët ta rrethonin atë duke xhiruar me telefonat e tyre.

Ky gjest i mirë i Ronaldos edhe një herë dëshmon se ai nuk është fare arrogant siç e paraqesin mediat e huaja ndonjëherë. Për më shumë, dje portugezi bëri të ditur se do ta sponsorojë një klub në vendlindjen e tij, Madeira. /Telegrafi/

Lajme të ngjashme

Back to top button