Xi Jinping, presidenti me pagën më të vogël në botë

Megjithëse është kreu i një shteti me 1.3 miliardë banorë, presidenti kinez Xi Jinping ka një pagë modeste krahasuar jo vetëm me punonjës të tjerë të administratave shtetërore, por edhe kolegët e tij në botë.

Sipas medieve ndërkombëtare, Xi Jinping dhe gjashtë zyrtarë të lartë të Partisë Komuniste do të përfitojnë nga një rritje page me 62%.

Paga mujore e Xi-së do të shkojë 11.385 juan ose e thënë ndryshe 1800 dollarë.

Qeveria kineze ka parashikuar rritje pagash edhe për nëpunësit civilë. Kjo do të jetë e para rritje që nga ajo e vitit 2006.

Ky vendim është marrë si një masë për të luftuar korrupsionin dhe për të rritur produktivitetin në punë.

Aktualisht nëpunësit civilë në Kinë marrin 1320 juan në muaj ose 212 dollarë dhe me rritjen e re paga e tyre pritet të dyfishohet.

Paga vjetore e presidentit kinez do të jetë 22 mijë dollarë në vit, shumë herë më e ulët se ajo e presidentëve të tjerë në botë, madje edhe më e ulët se ajo e presidentit shqiptar Bujar Nishani, i cili merr gati 257 mijë lekë të reja në muaj.

Për të mos folur pastaj për presidentin amerikan Obama që merr 400 mijë dollarë në vit.

Udhëheqësi më i paguar në botë është kryeministri i Singaporit, Lee Hsien LOONG, i cili paguhet 1.8 milionë dollarë në vit.

Lajme të ngjashme

Një koment

  1. Dje, “La Republika” e Italise shkruante gjere e gjate per kete rast. Shtypi shqiptar i Tiranes i mejte e djathte hesht. ” Sa te “ndershem” jane.

Back to top button