fbpx

“SoSmart“, aplikacion shpëtimi nga aksidentet

Aplikacioni në fjalë raporton nga aksidentet. “SoSmart” synon për të zvogëluar numrin e vdekjeve në komunikacion. Aplikacioni është tashmë në përdorim.

Vozitja është gjithmonë disi e rrezikshme. Por, një aplikacion ri në telefona të zgjuar „Smartphone“ mund të sigurojë shoferët se do të shpëtojnë nga vdekja nëpër aksidente potencialisht fatale. Ideja për një „app“ të këtillë me emrin „SoSmart“ erdhi nga studentët kilianë të inxhinierisë.

“Përdoruesit e aplikacionit mund të përcaktojnë se cilat nga kontaktet e tyre janë të njoftuara për aksidentin, më saktë, vendndodhja e aksidentit. Këto kontakte pastaj mund të informojnë shërbimet emergjente dhe në këtë mënyrë do të ndihmojnë për të reaguar me kohë“, thonë shpikësit e këtij aplikacioni.

Në botë vdesin pothuajse 1.3 milion njerëz çdo vit në aksidente rrugore. Dhe statistikat tregojnë se në Shtetet e Bashkuara mund të shpëtohen jetët e 130 mijë njerëzve nëse shkurtohet koha prej aksidentit deri te reagimi i ekipeve të shpëtimit.

“SoSmart” mund të shkarkohet falas. Dhe shpikësi i tij shpreson se aplikacioni mund të ndihmojë për të zvogëluar numrin e vdekjeve në aksidentet rrugore nëpër botë. /albinfo/

Tags

Lajme të ngjashme

Back to top button
Close