NATO: Rebelët po zmbrapsin ushtarët ukrainas
NATO vlerëson se separatistët pro-rusë në lindje të Ukrainës janë duke zgjeruar territorin e tyre, duke zmbrapsur trupat ukrainase drejt perëndimit.
Komandanti i lartë ushtarak i NATO-s, gjenerali Philip Breedlove, ka thënë se situata në “vijën e kontaktit” në lindje të Ukrainës “nuk është e mirë”.
Breedlove ka shtuar se NATO-ja “nuk është kërcënim për Rusinë” dhe se vetëm kërkon të rivendosë normat evropiane, të tilla si “respektimi i kufijve ndërkombëtar dhe sovraniteti i shteteve”.
Ai ka thënë se aleanca po ashtu do të kërkojë që të rikthejë komunikimin me shefin e forcave të armatosura ruse, gjeneralin Valery Gerasimov.
NATO ka ndërprerë kontaktet me liderët ushtarakë të Rusisë për disa muaj, për shkak të konfliktit në lindje të Ukrainës.