Serbia kërkon sa më shpejt bisedime për “Trepçën”

Qeveria serbe kërkon dialog sa më të shpejtë në zgjidhjen e problemit të “Trepçës” dhe më lidhje me pasurinë në Kosovë. Këtë e ka shprehur nënkryetarja e Qeverisë së Serbisë, Zorana Mihajloviç, e cila tha se “As me Trepçën, as me cilëndo pasuri tjetër në Kosovë, Qeveria serbe nuk tregton. Ne jemi shtet serioz dhe Qeveri e përgjegjshme e cila iu përmbahet të gjitha marrëveshjeve që i kemi bërë dhe që i kemi nënshkruar”.

Siç raporton “Tanjug”, Mihaloviç ka deklaruar se pret edhe nga pala tjetër, e cila, siç ka thënë ajo, është përpjekur që ”përmes deriçkës praktikisht ta rrëmbejë ‘Trepçën'”.
Sipas saj, çështja e “Trepçës” dhe çështja e pasurisë së Elektroekonomisë së Serbisë dhe e Telekomit, dhe para së gjithash për pasurinë e madhe në lëndët minerare që i ka Kosova.

Ajo ka thënë se bëhet fjalë për më shumë se 16 miliardë tonë e këtyre lëndëve nga të cilat rreth tre miliardë janë të lidhura me “Trepçën”. /albeu

Lajme të ngjashme

Back to top button