Gostivari fitoi në miqësoren e parë

KF Gostivari doli fitues me rezultat 1:0 në ndeshjen miqësore kundër Makedonija Gjorçe Petrovit e cila u zhvillua në stadiumin ndihmës në Gostivar. Golin e vetëm e shënoi futbollisti kumanovar Egzon Osmani i cili ndodhej në provë në ekipin e Gostivarit.

Trajneri Mensur Jakupi në këtë ndeshje ua dha mundësinë për të luajtur disa prej futbollistëve të cilët deri i janë bashkëngjitur Gostivarit, si Elvir Nurishi, Betim Miftari, Minas Osmani, Igor Savevski dhe Dragan Paunov të cilët kishin paraqitje të mirë.

Ekipi ka përfunduar me përgatitjet dhjetë ditore të fazës së parë dhe pritet që gjatë vikendit jashtë Gostivarit ta zhvilloje pjesën e dytë të stërvitjeve ku edhe do të zhvilloje disa ndeshje kontrolluese.

Lajme të ngjashme

Back to top button