Schalke interesohet për Kasamin

Mesfushori shqiptar që mbron ngjyrat e reprezentacionit të Zvicrës, Pajtim Kasami, shumë shpejtë mund të ndërroj përsëri skuadër, gjatë këtij afati kalimtar.

Kasami, që po angazhohet të Olympiakos në Greqi, po kërkohet nga skuadra e njohur gjermane, Schalke, e cila për trajner ka italianin, Roberto Di Matteo.
Forma e mirë e Kasamit me Olympiakosin, ku nuk janë të rrallë ndeshjet ku edhe ishte vendimtar, ka bërë që italiani që fitoi Ligën e Kampionëve me Chelsean, t’i bëjë një vend në formacionin e tij.

Kasami në rast kalimi te Schalke, do të bashkohej me shqiptarin tjetër, Donis Avdijaj, që deri në fund të sezonit, do të luaj në huazim te skuadra austriake, Sturm.

Lajme të ngjashme

Back to top button