Ahmeti pritet të lëshohet për kurim shtëpiak

Gjendja shëndetësore e kreut të BDI-së Ali Ahmeti dhe shoferit të tij 40 vjeçar po përmirësohet, pas aksidentit që pësuan mëngjesin e djeshëm. Sipas mjekut përgjegjës, të dy pacientët po reagojnë mirë ndaj terapive dhe tani për tani, nuk ka nevojë për ndërhyrje kirurgjikale.

“Vazhdon të jetë edhe më mirë. Nuk ka nevojë për intervenim kirurgjik ose neurokirurgjik. Shërimi shkon konservativ, domethënë me barna. Të gjitha investigimet janë normale, sot kemi bërë edhe investigime të reja. Shpresoj se do t’i marrim rezultatet brenda ditës, do të kemi edhe një konsultim të përbashkët konsiliar, dhe mendoj se do t’i lëshojmë në shërim shtëpiak”, theksoi Destan Haliti, mjek, njofton Alsat-M. Sidoqoftë, Ahmeti dhe shoferi i tij do të vazhdojnë të qëndrojnë në spital të paktën deri në mbrëmje.

Lajme të ngjashme

Back to top button