Arrestohet në Zvicër ish kandidati për deputet nga radhët e DR-së

Sektori për luftë kundër krimit të organizuar me përfaqësues të organeve zvicerane ka bërë bastisje në tre lokacione të rrethinës së Gostivarit për të mbledhur prova për tregti të palejuar me drogë.

Madje si rezultat i hetimeve gjatë muajit tetor nga jeta janë privuar 44 vjeçari Sabedin Saiti nga Kumanova dhe 56 vjeçari Kujtim Aligega nga Gostivari. Gjatë operacionit janë sekuestruar rreth 35 kg drogë dhe 60 mijë franga zvicerane. Gjatë hetimeve në Zvicër është konfirmuar se një pjesë e parave janë përfituar me shitjen e drogës përmes transferit të shpejtë të parave si dhe përmes personave të caktuar paratë ata janë dërguar në Maqedoni. Sipas policisë madje ata kanë arritur të kanalizojnë mbi 2.5 milionë franga zvicerane.

download (1)

Lajme të ngjashme

Back to top button