Kapet rrjeti i kontrabandimit të cigareve

Policia kufitare theksoi se janë ndaluar katër shtetas të Maqedonisë, të cilët kishin fshehur cigarette në katër çanta të mëdha. Ata po udhëtonin me pasaporta bullgare dhe si destinacion kishin Londrën.

Pas verifikimit të dokumenteve dhe kontrollit të detajuar janë gjetur cigarette e llojeve: Vinston, Camel, Diva, LD dhe Karelia.

Gjatë bisedës informative dhe hetimeve është konstatuar se bëhet fjalë për një grup të organizuar që trafikonte cigare në vendet evropiane, kryesisht në Angli.

Shitja e këtyre cigareve në tregun e zi do të arrinte një shumë prej 75 mijë eurove.

Lajme të ngjashme

Back to top button