Presidenti Ivanov e priti ministren e Mbrojtjes të Republikës së Shqipërisë, Kodheli

Presidenti i Republikës së Maqedonisë Gjorge Ivanov sot e priti Mimi Kodhelin, ministre e Mbrojtje së Republikës së Shqipërisë, e cila po qëndron për vizitë njëditore në vend.

Siç kumtoi kabineti i presidentit Ivanov, dy bashkëbiseduesit shfaqën kënaqësi nga bashkëpunimi gjithëpërfshirës midis Republikës së Maqedonisë dhe Republikës së Shqipërisë në planin bilateral dhe multilateral, veçanërisht në sferën e mbrojtjes.

Presidenti Ivanov i përshëndeti angazhimet e përbashkëta të deritanishme në proceset integruese, veçanërisht në kuadër të Kartës së Adriatikut dhe shfaqi pritje për mbështetje aktive nga Republika e Shqipërisë në lidhje të anëtarësimit në NATO.

Presidenti i Maqedonisë i përshëndeti edhe përpjekjet për përparimin e mëtutjeshëm dhe thellimin e bashkëpunimit bilateral në sferën e mbrojtjes, përmes realizimit të projekteve dhe aktiviteteve të përbashkëta.

Lajme të ngjashme

Back to top button