Edhe pesë destinacione të reja drejt Evropës për 20 deri në 30 euro

Me çmim prej 1.799 denarë (30 euro) sivjet kompania ajrore me buxhet të lirë “Vizer” do të fluturojë nga Shkupi drejt Barcelonës çdo të martë dhe të shtunë. Me këtë çmim qytetarët e Maqedonisë nga 29 qershori do të mund të udhëtojnë nga Shkupi drejt Oslos.

Krahas këtyre dy destinacioneve, në pajtim me marrëveshjen e Qeverisë së Maqedonisë për subvencionimin e fluturimeve me buxhet të ulët, “Vizer” vendos destinacione nga aeroporti “Aleksandri i Madh” drejt Hamburgut dhe Nirnbergut çdo të mërkurë dhe të diele nga 1 korriku i këtij viti me çmim prej 1.499, gjegjësisht 1.199 denarë. Për në Fridrihshafen, gjithashtu nga fundi i qershorit “Vizer” do të realizojë fluturime me çmim prej 1.199 denarë. Aq do të kushtojë edhe linja  nga aeroporti i Ohrit “Shën Apostol Pali” drejt Bazelit të cilën “Vizer” do ta vendos dy herë në javë nga 1 korriku.

Xhon Stivenson, zëvendësdrejtori i “Vizer” sot në prani të ministrit të Transportit dhe Lidhjeve, Mile Janakieski paralajmëroi edhe rritjen e frekuentimit të 14 linjave ekzistuese, si dhe involvimin e fluturakes së tretë të tipit “Erbas 320” në bazën në Shkup. Për në Malmo, fluturimet javore nga qershori rriten prej në pesë në shtatë, për në Geteborg prej në tre në katër, ndërsa për në Keln, Frankfurt, Milano dhe Paris në vend se dy herë “Vizer” do të fluturojë nga tri herë në javë.

Ministri Janakieski potencoi se vetëm përmes subvencionimit të linjave ajrore në vitin 2013 numri i pasagjerëve është rritur për 236 për qind, ndërsa vitin e kaluar janë transportuar mbi 500.000 pasagjerë apo për 50 për qind më shumë në krahasim me vitin 2013.

Pas numrit të arritur prej 1.270.000 pasagjerëve në aeroportet e Maqedonisë vitin e kaluar, target për këtë vit, sipas Janakieskit është tejkalimi i numrit 1,5 milionë.

Sipas Stivensonit, me rritjen e kuotës së “Vizerit” në Shkup dhe shtimit në Ohër në rrjetin e tyre krijohen gjithnjë e më shumë mundësi për të udhëtuar dhe përzgjedhje më e madhe e destinacioneve.

Linjat e reja të “Vizerit” janë në pajtim me marrëveshjen që aviokompania e nënshkroi me Ministrinë e Transportit dhe Lidhjeve më datën 15 të këtij muaji për mbështetjen financiare për operim nga aeroportet në Shkup dhe në Ohër në tre vitet e ardhshme.

“Vizer” në tre vitet e kaluara me subvencione nga Qeveria e Maqedonisë realizoi fluturime nga Maqedonia.

Në bashkëpunim me koncesionarin e aeroporteve të Maqedonisë TAV Maqedoni, transportuesi ajror hungarez i promovoi destinacionet e reja me organizimin e një fluturimi special falas për 50­të persona të Shtëpisë për fëmijë pa prindër “11 Tetori” nga aeroporti “Aleksandri i Madh” deri në hapësirën ajrore mbi Liqenin e Ohrit.

Lajme të ngjashme

Back to top button