Kumanovë, kërkohen mësimdhënës për t’i zëvendësuar grevistët

Për ata që do të mbajnë grevë do të gjenden zëvendësime, me çka mësimi do të vijojë normal, thonë nga komuna e Kumanovës, njofton gazeta “Lajm”.

Drejtorët e shkollave të Kumanovës kanë dorëzuar listën për mësimdhënësit që duhet të zëvendësohen. Ndërkaq Qendra për punësim do të duhet të dërgojë njerëz kompetent, të cilët do t’i zëvendësojnë grevistët.

Sipas informatave nga Sindikata në rajonin e Kumanovës, në Kumanovë ka 1 700 mësimdhënës dhe rreth 300 persona që punojnë si personel ndihmës në shkollë, kështu që është shumë vështirë të zëvendësohen me kuadër përkatës.

Lajme të ngjashme

Back to top button