fbpx

Plaçkitet pompa e benzinës së “Makpetroll”­it në lagjen Çento të Shkupit

Tre persona të maskuar tani për tani të panjohur, prej të cilëve njëri i armatosur me armë zjarri, sot në mëngjes rreth orës 03:30 e kanë vjedhur pompën e benzinës “Makpetrol” në rr. “Anton Popov” në lagjen Çento të Shkupit.

Siç informon sot MPB­ja, të maskuarit kanë plaçkitur dy të punësuarit me ç ‘rast janë marrë rreth 50.000 denarë nga qarkullimi ditor. Ndërmerren masa për zbulimin e kryerësve.

Tags

Lajme të ngjashme

Back to top button
Close