Dënime për deputetët e pakulturuar

Dënime me para për deputetët të cilët nuk do të jenë të kulturuar, buxheti të votohet deri në të enjten e fundit të dhjetorit, Kuvendi të ketë sigurimin e vetë, ndërsa rreth Parlamentit të ketë zonë neutrale, janë një pjesë e kërkesave juridike të VMRO-së me të cilat kërkohet ndryshime në Ligjin e Kuvendit, legjislaturën penale dhe në rregulloren e Parlamentit.

Këto ndryshime do të shtrohen te deputetët të cilët morën pjesë në grupin punues për rekomandimet e raportit për 24 dhjetorin, pasi të shqyrtohen, dallimet të shtrohen te deputetët për votim.

Nëse do të miratohen këto ndryshime të cilat deri më tani janë në Ligjin për Kuvendin, do të inkorporohen edhe në rregulloren e Parlamentit, thotë deputeti I VMRO-së, Ilija Dimovski.

Lajme të ngjashme

Back to top button