Rajoni i Shkupit dhe i Tetovës edhe sot mbajnë rekordin me ajër të ndotur

Rajoni i Shkupit dhe i Tetovës edhe sot janë më të ndotur. Stacionet e matjes së Ministrisë së Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor tregojnë koncentrime të larta të PM10 në Qendër, Karposh, Lisiçe, Gazi Babë, Milladinovcë dhe në Tetovë. Janë matur koncentrime prej 220 deri në 350 mikrogramë në metër kub. PM10 mbi kufirin maksimal të lejuar janë matur edhe në Manastir, Kërçovë dhe Kavadar. Për shkak të ndotjes mbesin në fuqi rekomandimet deri te qytetarët, ndërsa është paralajmëruar spërkatja e rrugëve me kalcium magnez acetat do të realizohet kur do të krijohen kushtet e motit, gjegjësisht kur të jetë periudhë e motit të thatë. Është paraparë të spërkaten vetëm rrugët kryesore në rajonin qendror të qytetit.

Sipas rekomandimeve, lëvizjen në sipërfaqe të hapur qytetarët ta bëjnë vetëm në dalje të domosdoshme, fëmijët e vegjël, gratë shtatzëna, të sëmurët kronikë dhe njerëzit më të vjetër të mos dalin në sipërfaqe të hapura, të mos ajrosen hapësirat dhe automobilat të mos shfrytëzohen pa nevojë.

Të mos shfrytëzohen pajisje për ngrohjen e hapësirave dhe për gatim të vajrave fosile, posaçërisht nëse pronarët dhe shfrytëzuesit janë të vetëdijshëm se nuk kanë siguruar dalje efikase të tymit, qytetarët dhe personat juridik t’i anulojnë të gjitha aktivitetet me kimikate korozive, ngjitës, ngjyra, llaqe, pesticide dhe të ngjashme, me të cilat ndotet ajri në hapësira, ndërsa gjatë ngrohjes së shtëpive të mos shfrytëzojmë vajra të padefinuara dhe materie mbeturinash nga proceset e ndryshme teknologjike (vaj mbeturinë, llaqe dhe mbeturina me ngjyrë nga druri dhe mobile, shkumë deti, ambalazhe plastike, gomë dhe materiale sintetike).

Shoferët e automjeteve të rënda transportuese rekomandohet ta respektojnë sinjalizimin e komunikacionit për qarkullim nëpër qytet, pronarët dhe shfrytëzuesit e kamionëve të mos i shfrytëzojnë nëse nuk e kanë rregulluar lëshimin e gazrave ndotëse, ndërsa menaxherët e kantiereve të ndërtimit para lëshimit të kamionëve jashtë nga kantieri i ndërtimit detyrimisht tëorganizojnë larje të gomave për shkak të largimit të baltës dhe pluhurit, ndërsa gjatë transportit të materialeve nga minimi ndërtimor i njëtji të mbyllet me mushamë, qëndron në rekomandimet.

Deri te sipërmarrësit apelohet proceset e tyre teknologjike t’i kryejnë me kujdes të madh dhe të shmangin gjithçka që nuk është e nevojshme, ndërsa mund të ndikojë në cilësinë e ajrit në qytet, si dhe të bashkëpunojnë me vëzhguesit e përforcuar inspektues, Inspektoratin e Qytetit të  Shkupit.

Lajme të ngjashme

Back to top button